Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA RENDITJA MUJORE - DHJETOR 2021

Kosova bie në renditjen mujore të FIBA

Kosova bie në renditjen mujore të FIBA


7 December, 2021 @15:37

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka rënë në renditjen mujore të FIBAs që e bënë për kombëtaret dhe rezultatet e tyre.

Kështu, të përzgjedhurit e Christos Marmarinos pasi që kryen nëntorin me një fitore dhe një humbje nga pozita 70 kanë rënë në pozitën 71 të renditjes botërore.

Gjithashtu, kjo rënie ka reflektuar edhe në renditjen e zonës evropiane, ku në FIBA Europe Kosova ka rënë nga pozita 36 në atë të 37 nga 48 përfaqësuese që numëron Evropa.

Kosova'

Ndërsa, sa i përket TOP 10-shes botërore të basketbollit nuk ka pasur lëvizje thuajse fare, ku vetëm Lituania ka tejkaluar Italinë në renditje për tu zëvendësuar në vendet e tyre nga renditja e kaluar.

FIBA


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike