NGA FEDERATA
12 ditë, hapet afati kalimtar
1 August, 2022 @15:05
Edhe pse ekipet veçse kanë nisur të shpallin përforcimet për stinorin e ri dhe vazhdimet e kontratave me lojtarët që i kanë pasur, zyrtarisht prej sot është hapur afati kalimtar i basketbollistëve nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
“Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se afati kalimtar për të gjithë lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë fillon nga sot (1 gusht) deri më 12 gusht 2022,” — ka shkruar njoftimi i Federatës, botuar pak më parë.
Kampioni aktual Ylli, ka bërë të ditur për një pjesë të mirë të përforcimeve të skuadrës, ndërsa ekipi i Trepçës, nënkampion aktual dhe fitues aktual i Kupës, është treguar më aktivi nga të gjithë të tjerët.
“Klubet veçse janë treguar shumë aktive dhe kanë bërë disa përforcime, varësisht nga synimet që kanë,” — ka shtuar njoftimi.
Në ndërkohë Bashkimi, Prizreni, Prishtina e Vëllaznimi kanë nisur me përforcime, ndërsa Peja është treguar pak më e qetë, derisa shenja te Rahoveci, nuk ka ende!
Edicioni i ri do të fillojë me Superkupën e Kosovës dhe më pas me garat e elitës që pritet të jenë mjaft sfiduese.