FINALJA E MADHE E LIGËS SË DYTË
Gjakova e Re bëhet kampione, siguron Ligën e Parë
14 April, 2022 @10:46
Klubi i basketbollit Gjakova e Re nga Gjakova, është bërë mbrëmë kampione e Ligës së Dytë të basketbollit, për të siguruar biletën e vetme që dërgon në rangun e dytë të garave të basketbollit kosovar, Liga e Parë.
Ekipi në fjalë, ka arritur të mposhtë në finalen e madhe skuadrën Kosovari me rezultat 2-0 në seri të ndeshjeve finale.
Foto: Ekipi i KB Kosovari (Fitues i Ligës së Dytë - Lindje)
Kujtojmë, Gjakova e Re kishte dalë fituese e Ligës së Dytë Perëndim, me bilanc 7-1, ndërsa Kosovari i Bardhit të Madh pranë Fushë Kosovës kishte fituar Ligën e Dytë Lindje me bilanc perfekt sezonal 10-0.
Në përballjen e parë gjakovarët kishin bërë avantazh të mirë, duke fituar duelin me 23 pikë dallim, Kosovar 41-64 Gjakova e Re.
Foto: Ekipi i KB Gjakova e Re (Fitues i Ligës së Dytë - Perëndim)
Ndërsa mbrëmë, në një atmosferë impozante në Shani Nushi, Gjakova e Re triumfalisht eci drejt Ligës së Parë duke e fituar duelin 65-50 [14-17, 11-12, 21-9, 19-12] për tu bërë skuadra që ngritet në rangun më të lartë të garave nga Liga e Dytë.
,
Kujtojmë nga Liga e Parë e Kosovës këtë sezon ka rënë ekipi i KB Feronikeli, që jo më larg se në sezonin e shkuar garonte në Superligë, ndërsa tash e tutje do të luaj në Ligë të Dytë.
i:
Komesari i Garave Faton Kurshumlija, nënkryetar i FBK-së Artan Kurti dhe drejtoresha për sport në KK Gjakovë Adea Roka - ndanë medaljet finalistëve, kurse Kurti ia dorëzoi Kupën e fituesit të Ligës së Dytë Erion Qarkagjisë, kapitenit të Gjakova e Re. |