Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TALENTI KALON PROVAT ME SUKSES

Jon Hazeraj me sukses kalon provat në Slloveni

Jon Hazeraj në stinorin 2022/23 do të jetë lojtar i KK Grosuplje/ Foto: KB NewBasket/fb

Jon Hazeraj me sukses kalon provat në Slloveni


23 April, 2022 @14:54

Basketbollisti i ri dhe shpresë e klubit të NewBasket nga Prizreni, Jon Hazeraj, ka kaluar me sukses provat në Slloveni.

Njoftimin e ka bërë të ditur klubi i NewBasket sot, ndërsa Hazeraj ka përfunduar suksesshëm provat në KK Grosuplje, klub ky nga qyteti i vogël me të njëjtin emër në daljen juglindore të Ljubljanës.

Në sezonin e kaluar, në Ligën U14 të basketbollistëve ai ka luajtur me një mesatare prej 45 pikësh, ndërsa nuk u ftua në Kampin Nacional!

Këtë stinor në Ligën U16 të basketbollistëve NewBasket ka fituar të gjitha ndeshjet, ndërsa Hazeraj në 13 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 332 pikë dhe ka bërë 106 kërcime, për të pasur mesatare prej 25 pikësh për ndeshje dhe 8 kërcimesh.

Në nëntor të vitit të kaluar, Hazeraj kishte vendosur rekord të ri në kategorinë e kadetëve në ndeshjen kundër Vëllaznimit, duke shënuar 57 pikë në ndeshje, për të thyer rekordin e Hajriz Hazerit, që mbante rekordin me 53 pikë.

Joni në fillim të këtij muaji ka mbushur të 15-tat, pasi që është i ditëlindjes 1 prill 2007, ndërsa gjatësia e tij aktuale është 185 centimetra.

Me këtë, Hazeraj do të nis stinorin 2022/23 në Slloveni te ekipi tashmë i ri i tij, KK Grosuplje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë