QNB VAZHDON PUNËN
Basketbollistët U-15 marrin përgatitje mentale
Teksti: FBK
10 January, 2022 @11:14
Qendra Nacionale e Basketbollit (QNB) po vazhdon punën pandërprerë. Në këtë Qendër Nacionale janë grumbulluar basketbollistët U15 nga e tërë Kosova e që llogariten e ardhmja e basketbollit kosovar.
QNB është e para dhe e vetmja në vendin tonë, ku janë grumbulluar lojtarët me potencial, që stërviten dy herë në ditë dhe janë akomoduar në Prishtinë, kurse të gjitha shpenzimet mbulohen nga FBK-ja.
Në fundjavë, basketbollistët i ka vizituar Prof. Dr. Ridvan Ekmekçi nga Turqia.
Profesori i njohur ka mbajtur një ligjëratë para basketbollistëve të rinj dhe trajnerëve të Qendrës Nacionale rreth përgatitjes mentale të basketbollistëve.
Ai gjithashtu ka bërë edhe testimin mental të lojtarëve, që do të ju ndihmojë shumë në të ardhmen e tyre.
Ekmekçi edhe më parë ka mbajtur ligjëratë për grupmoshat e reja të Kosovës, trajnerëve dhe gjyqtarëve.
Ekmekçi është i njohur për përgatitjen mentale, që ka shumë rëndësi në sport, derisa Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që disa vite bashkëpunon me profesorin nga Turqia.