CAVS - MAGIC

Foto: nba.com
Orlando bën “magji” kundër Clevelandit
22 October, 2017 @10:46
Orlando Magic më në fund, pas 17 ndeshjeve kundër Cleveland Cavaliersit, arriti t’a fitojë kundërshtarin.
Ndeshja përfundoi me rezultat 114-93 në favor të Magicut, derisa më i dalluari te skuadra e trajnerit Frank Vogel, ishte malazezi Nikola Vucevic me 23 pikë e 7 kërcime.
Ndërsa te Cavsi, si zakonisht në skenë ishte super ylli LeBron James, i cili luajti me 22 pikë, por kësaj radhe nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte humbja e parë e stinorit për Clevelandin pas 3 ndeshjeve të zhvilluara. Njejtë edhe Orlando ka bilanc të njejtë sikurse Cavsi.