KALAJA - DRITA

Foto: Arian Paçarizi / Borozani (21.10.2017
Drita mposht Kalanë në Prizren
21 October, 2017 @18:26
Në takimin e luajtur sot në Prizren, skuadra e Dritës nga Gjilani e ka mposhtur skuadrën vendase të Kalasë me rezultat 61-69.
Gjilanasit ishin më të mirë pas çerekut të parë të takimit, çerek të cilin e mbyllën me rezultat 13-20, mirëpo më pas prizrenasit u këndëllen dhe arritën që ta rikthejnë avantazhin në anën e tyre. Gjithsesi, në momentet vendimtare të ndeshjes, Drita u tregua skuadër më e përqëndruar dhe arriti ta mbyllë me fitore 61-69 këtë takim.
Pas dy xhirove, Drita ka 2 fitore, derisa Kalaja tashmë ka 1 fitore e 1 humbje.