ROCKETS - GRIZZLIES

nba.com
Arushat ndalin raketat, ngriten në krye të Perëndimit
24 October, 2017 @10:32
Seria prej 3 fitoreve të Houston Rocketsit përfundoi sot në mëngjes, në ndeshjen kundër Memphis Grizzlies.
Arushat mposhtën Houstonin me rezultat 98-90 dhe e vazhduan serinë e tyre të fitoreve.
Spanjolli Marc Gasol, përsëri ishte koshashënuesi më i mirë te Grizzlies me 26 pikë të shënuara. Ndërsa te Houstoni, më i dalluari ishte Eric Gordon me 27 pikë.
Me këtë fitore Memphisi u ngrit në krye të Konferencës Perëndimore, derisa Houstoni e regjistroi humbjen e parë të stinorit pas 4 ndeshjeve të zhvilluara.