FIBA EUROPE CUP

Prishtina vs. Khimik, dy ndeshjet në Prishtinë
23 October, 2017 @18:21
Pas fitores në ndeshjen e parë në Belgjikë, Prishtina aventurën e saj në FIBA Europe Cup e vazhdon ndaj skuadrës ukrainase BC Khimik, me të cilën do t’i zhvillojë 2 takime brenda 3 ditëve.
Sa i përket kësaj ndeshjeje, sot u bë e ditur që me kërkesë të të dyja skuadrave, ndeshja BC Khimik vs. Sigal Prishtina do të luhet në Prishtinë, por me Prishtinën në cilësinë e mysafires. Kjo pasi që Ukraina nuk i njeh pasaportat e Kosovës, ndërsa skuadra ukrainase ka pranuar që të dyja ndeshjet të luhen në Prishtinë.
Ndeshja e parë luhet sipas orarit më 25 tetor me fillim nga ora 20:30 me Prishtinën në cilësinë e vendasit, ndërsa ndeshja tjetër luhet pas dy ditëve, të premtën më 27 tetor përsëri në kryeqytet, por kësaj radhe vendase ‘në letër’ është skuadra ukrainase, sipas marrëveshejs së arritur mes dy skuadrave.