PAS HUMBJES NGA YLLI
BOROZANI/A.P.
Pas 4 xhirosh, Bashkimi largon trajnerin
23 October, 2017 @11:10
Pas humbjes nga Ylli në xhiron e fundit të Superligës, Bashkimi ka ndërprerë marrëveshjen me trajnerin e deritashëm të tij, Predrag Milovic.
Njoftimin e ka bërë para pak çastesh vetë klubi portokallezi nga Prizreni, përmes një njoftimi në Facebook.
Malaziasi Milovic ka drejtuar Bashkimin për më pak se një muaj. Ai ka arritur bilanc 2-2 në Superligë, duke pësuar nga Sigal Prishtina dhe Ylli, ndërsa në një ndeshje të vetme të BIBL që ka drejtuar ai, Bashkimi është mposhtur si mysafir i Blokotehnas nga Gjevgjelia.
Arsye tjera për lirimin kaq të hershëm të trajnerit nuk janë bërë të ditura nga ekipi prizrenas, ndërsa ky është largimi i parë që ndodh në Superligë pas vetëm 4 xhirove të para të zhvilluara.
Bashkimi të mërkurën ndeshet me Tiranën në kuadër të BIBL, përsëri si mysafire, ndërsa në xhiron që vjen të Superligës pret Pejën.