PEJA-RAHOVECI

Rahoveci me fitore të madhe ndaj Pejës
22 October, 2017 @17:54
Ka ardhur edhe fitorja e tretë e Rahovecit këtë stinor. Ekipi i drejtuar nga Mark Rodiqi ka shënuar fitore ndaj Pejës në krizë duke e mposhtur pas lojës së mirë në pjesë të dytë, me rezultat 87-96.
Peja ka qenë pak më e mirë se Rahoveci në pjesë të parë, 53-47. Mirëpo, fillimi i pjesës së dytë ka qenë krejtësisht për vreshtarët. Ata morrën çerekun e tretë me rezultat 10-20, për të kaluar në avantazh dhe pastaj këtë arritën ta ruajnë deri në fund të ndeshjes për përfundimtaren 87-96.
PERFORMANCAT INDIVIDUALE
Junious Prowell ka qenë i jashtëzakonshëm te Rahoveci sonte, duke shënuar 31 pikë, 6 asistime dhe 7 kërcime për ekipin në fitore. Përveç Prowellit, me 19 pikë është dalluar i riu Valon Bunjaku, ndërsa 18 të tjera ka shtuar edhe Muhamed Hasani, e Kyle Soviane ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 14 pikëve dhe 20 kërcimeve.
Te Peja, 34 pikët e 8 asistimet e reprezentuesit Leonard Mekaj nuk kanë mjaftuar për të ndalë Rahovecin. 17 pikë ka shtuar Arian Qallaku, që përfundoi takimin me double-double duke shtuar edhe 11 kërcime. Nërsa 15 të tjera i dha Arti Hajdari.
Pas këtij dueli, Rahoveci ka bilanc 3-1, ndërsa Peja 2-2.