PERËNDIM

Harden dominon Perëndimin
23 October, 2017 @21:11
Pasi e udhëhoqi skuadrën e tij në 3 fitore në 3 ndeshjet e para të sezonit, James Harden ka arritur të shpallet ‘Lojtari i javës’ sa i përket Konferencës Perëndimore në NBA.
Harden e fitoi këtë çmim edhe pse përballë kishte konkurrentë mjaft të fortë, kur dihet numri kualitativ i lojtarëve në këtë konferencë.
Sa i përket Lindjes, ky çmim i takoi grekut Giannis Antetokounmpo.