EKSKLUZIVE

15 ftesat e Greenbergut për kualifikueset ndaj Lituanisë dhe Hungarisë
24 October, 2017 @22:23
Selektori i Kosovës në basketboll, amerikani Brad Greenberg, ka vendosur për basketbollistët që do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës në 2 ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës Kina 2019, mëson Borozani.com.
Dy basketbollistë të natyralizuar do të jenë pjesë e ekipit, ku përveç Scott Bamforthit që ndihmoi në ndeshjet kyqe, kthehet edhe Shawn Jones, që kishte qenë pjesë e Kosovës në kualifikimet për Eurobasket 2017.
Ndër të tjerët, forcat që luajnë në Slloveni, Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina janë aty, sikurse edhe Ergin Grosha që luan në Turqi, derisa Jaren Sina nuk është në listë.
GRUPET KUALIFIKUESE DHE NDESHJET E KOSOVËS
Nga forcat që luajnë për ekipet kosovare të udhëhequr nga kapiteni Dardan Berisha janë ftuar edhe Arti Hajdari e Leonard Mekaj nga Peja, Alban Veseli, Granit Rugova, Lis Shoshi e Fisnik Rugova nga Sigal Prishtina.
Prej Bashkimit vinë Samir Zekiqi dhe Urim Zenelaj, ndërsa nga Rahoveci Muhamed Hasani.
Kosova ndeshjen e parë e zhvillon si vendase ndaj Lituanisë më 24 nëntor, ndërsa të dytën si mysafire e Hungarisë më 26 nëntor.
Grumbullimi i parë i Kosovës do të bëhet më 20 nëntor në Prishtinë.
Lista e Kosovës:
1 | Arti HAJDARI | KB Peja | ||
2 | Leonard MEKAJ | KB Peja | ||
3 | Dardan BERISHA | KB Sigal Prishtina | ||
4 | Granit RUGOVA | KB Sigal Prishtina | ||
5 | Fisnik RUGOVA | KB Sigal Prishtina | ||
6 | Lis SHOSHI | KB Sigal Prishtina | ||
7 | Alban VESELI | KB Sigal Prishtina | ||
8 | Samir ZEKIQI | KB Bashkimi | ||
9 | Urim ZENELAJ | KB Bashkimi | ||
10 | Muhamed HASANI | KB Rahoveci | ||
11 | Ergin GROSHA | Bandirma BK | ||
12 | Erjon KASTRATI | KK Olimpija | ||
13 | Gëzim MORINA | KK Primorska | ||
14 | Scott BAMFORTH | Dinamo Sassari | ||
15 | Shawn JONES | Dinamo Sassari |