EUROLEAGUE

euroleague.net
Doncic shkëlqen përsëri, Madridi pa humbje
25 October, 2017 @10:32
I riu slloven, Luka Doncic, po vazhdon me shkëlqimin e tij te Real Madridi.
Reali e mposhti Olimpia Milanon me rezultat 100-90, derisa lojtari i ndeshjes ishte Luka Doncic.
18 vjeçari luajti me 27 pikë, 8 kërcime e 5 asistime dhe ishte më i miri te los balcos.
Te Milani u dalluan Andrew Goudelock dhe Arturas Gudaitis, me nga 20 pikë secili.
Real Madridi e regjistroi fitoren e 3 në Euroleague, ndërsa Olimpia Milano gjendet në fund të tabelës pa fitore.