SIGALPRISHTINA-KHIMIK

Foto: fibaeuropecup
Sigal Prishtina lidere e Grupit G
25 October, 2017 @22:12
Sigal Prishtina ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në FIBA Europe Cup sonte, duke e mposhtur ekipin ukrainas, Khimik, 76-65.
Me këtë fitore, Sigal Prishitna ka marrë primatin e Grupit G, pasi që Demir Insaat është mposhtur nga Belfius Mons-Hainaut në Stamboll.
Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë pasur start të mirë të ndeshjes, duke e fituar çerekun e parë, 23-17, ndërsa me 15-12 e kanë përfunduar çerekun e dytë.
Ekipi ukrainas nuk ka arritur të bëj më shumë në çerekun e tretë sesa një avantazh trepikësh, ndërsa në çerekun e fundit bardhekaltërit nga kryeqyteti kanë shënuar 27 pikë karshi 20 të Khimikut për të fituar ndeshjen, 76-63.
PERFORMANCAT INDIVIDUALE
Dardan Berisha me 22 pikë e 3 asistime ka qenë më efikasi te Sigal Prishtina sonte, ndërsa me pikë dyshifrore ndeshjen e kanë përfunduar edhe Andrew Lawrence, që shënoi 18 pikë dhe 8 asistime si dhe Lis Shoshi që ka shënuar 11 pikë dhe 7 kërcime.
Në anën tjetër, te ekipi ukrainas më efikasi ka qenë A. Arians me 15 pikë e 4 kërcime dhe V. Petrov me 13 pikë e 7 kërcime.
Kjo është fitorja e dytë me radhë për Sigal Prishtinën në këtë grup, që e bën lider të grupit, ndërsa Khimiku mbetet pa fitore.
TABELA AKTUALE E GRUPIT G:
1 | Sigal Prishtina | 2-0 | ||
2 | Demir Insaat | 1-1 | ||
3 | Belfius Mons-Hainaut | 1-1 | ||
4 | Khimik | 0-2 |