PARA NDESHJES BOREA - TREPÇA

Debutimi i dyshes amerikane, Trepça për ringjallje në Pejë
26 October, 2017 @10:30
Pas 4 humbjeve në 4 ndeshjet e para, skuadra e Trepçës fitoren e parë sezonale do ta kërkojë sonte në duelin ndaj skuadërs së Boreas në Pejë.
Mitrovicasit këtë duel pritet ta nisin më të motivuar, me dyshen amerikane Hyden-Williams që pritet të debutojë, mirëpo ‘xehetarët’ sonte i pret një punë mjaft e vështirë, me Borean që vjen pas fitores historike ndaj skuadrës së Kerasan Prishtinës xhiron e kaluar.
Takimi fillon në ora 18:30, ndërsa duele të tjera për sot në kuadër të Superligës nuk ka.