TERMINET E XHIROS VI

Nesër nis xhiroja VI e Superligës
26 October, 2017 @21:47
Dy ndeshje të zhvilluara dhe dy të shtyera nga xhiroja e pestë e Superligës, ndërsa që nesër fillon xhiroja e gjashtë.
Golden Eagle Ylli pret Pejën në përballjen e parë të xhiros së gjashtë, me fillim në ora 19:00, ndërsa të shtunën Kerasan Prishtina pret Bashkimin në ora 20:00.
Të dielën në program janë dy ndeshje. Sigal Prishtina në orar të pazakontë pret Borean, 14:00, ndërsa Trepça Rahovecin në ora 19:00 në Minatori.