BOREA-TREPÇA

37 pikë të Williamsit sjellin fitoren e parë të Trepçës
26 October, 2017 @20:31
Trepça ka shënuar fitoren e parë të stinorit sonte në Superligë, duke e mposhtur Borean e Pejës, me rezultat 78-88.
Ndërsa për këtë fitore, të parën këtë stinor për mitrovicasit, më meritori ka qenë amerikani i ardhur së fundi Mark Williams.
Williams ka luajtur për 40 minuta pa pushim, duke shënuar 37 pikë, 9 kërcime e 5 asistime në fitoren e ekipit mitrovicas. Njejtë si ai, pa pushim kanë luajtur edhe Musab Mala, që shënoi 18 si dhe Burim Zekiqi që shtoi 17 pikë për skuadrën gjelbër-e-zi.
Borea, nuk ka arritur t’i bëj ballë Trepçës, përkundër se në çerekun e dytë luajtën shumë mirë, por në pjesë të dytë mitrovicasit balancuan lojën dhe ngritën epërsinë ngadalë për të arritur te fitorja.
Blendi Matoshi shënoi 19 pikë dhe 8 kërcime për Borean, ndërsa Allen Idrizaj përfundoi ndeshjen me double-double prej 17 pikëve dhe 11 kërcimeve, që nuk mjaftuan për të ndalur Trepçën.
Pas kësaj ndeshjeje, Trepça dhe Borea kanë bilanc të njejtë, 1 fitore e 4 humbje.