KHIMIK - SIGAL PRISHTINA

Foto: fibaeuropecup
Hap i madh i Prishtinës
27 October, 2017 @19:53
Sigal Prishtina ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Khimikut dhe atë me gati 20 pikë dallim, për “thuajse” sigurimin e kalimit në fazën e dytë të FIBA Europe Group, 59-78.
Bardhekaltërit kanë qenë më të mirë se ukrainasit (Khimik ka luajtur vendas në Prishtinë) në çdo çerek të ndeshjes, për të fituar ndeshjen lehtë në fund.
Andrew Lawrence me 15, Dardan Berisha me 11 dhe Alban Veseli me 9 pikë kanë qenë më efikasit te ekipi i drejtuar nga Ahmet Kandemir, që u bë trajneri i parë me tre fitore me një ekip kosovar në këtë garë.
Sigal Prishtinës i duhet edhe një fitore në 3 ndeshjet e mbetura të grupit, për të siguruar edhe matematikisht fazën e radhës.
TABELA AKTUALE E GRUPIT G:
1 | Sigal Prishtina | 3-0 | ||
2 | Demir Insaat | 1-1 | ||
3 | Belfius Mons-Hainaut | 1-1 | ||
4 | Khimik | 0-3 |