MEGASPORTS-LIPJANI

KB Lipjani/ Arkiv
Lipjani mposht Megasportsin
28 October, 2017 @0:15
Në duelin e Ligës së Parë të zhvilluar sot në Lipjan në kuadër të xhiros së tretë, skuadra e Lipjanit ka mposhtur Megasportsin e Prizrenit me rezultat bindës, 64-98.
Basketbollistët e Lipjanit kanë qenë më të mirë se ata të Prizrenit në çerekun e parë dhe të fundit, ku kanë krijuar dallim të madh në rezultat për fitore të rehatshme në fund.
13-30 përfundoi çereku i parë në të mirë të Lipjanit, ndërsa çereku i fundit, 14-40! Çereku i dytë dhe i tretë u takoi vendasve, me 21-15 dhe 16-13, që solli rezultatin e përgjithshëm, 64-98.
Me këtë fitore Lipjani merr lidershipin e përkoshëm në Ligë të Parë me 2 fitore e 1 humbje, ndërsa Megasportsi mbetet në kërkim të fitores së parë të stinorit.