KERASAN PRISHTINA - BASHKIMI

Borozani/Arkiv
Takianos debuton me fitore, Bashkimi thellësisht në kryeqytet
28 October, 2017 @21:58
Në takimin e vetëm të ditës në Superligën e Kosovës në basketboll, Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 66-101 ndaj skuadrës së Kerasan Prishtinës.
Prizrenasit ishin skuadër më e mirë që nga çereku i parë, çerek në të cilin krijuan epërsi prej plot 17 pikëve, e më pas kjo epërsi u menaxhua deri në fund dhe takimi u mbyll me fitore.
Duhet përmendur që kjo ishte ndeshja debutuese e trajnerit grek Takianos, i cili u zyrtarizua si kryetrajner i klubit nga Prizreni pak para ndeshjes me Kerasanin.
Më të dalluarit në fitoren e Bashkimit sonte ishin Adrian Motley me 29 pikë, 1 kërcim e 4 asistime, Ljubo Samadan me 21 pikë e 6 kërcime dhe Semir Zekiqi me 19 pikë, 9 kërcime e 7 asistime, derisa te Kerasani u dalluan Rinor Ahmeti me 14 pikë e 2 asistime dhe Arbnor Haliti me 12 pikë e 3 kërcime.
Me këtë fitore, Bashkimi tashmë ka 3 fitore e 2 humbje, derisa Kerasani ka 2 fitore e 4 humbje.