TRAJNERI I RI

Greku Takianos drejton Bashkimin sot
28 October, 2017 @15:50
Trajneri i ri i Bashkimit edhe zyrtarisht është greku, Fotis Taikanos. Ai do të debutojë sot në Superligë të Kosovës në përballje ndaj Kerasan Prishtinës, që nis në ora 20:00.
Bashkimi ditë më parë largoi nga posti i tij malaziasin Predrag Milovic, ndërsa përkohësisht në ndeshjet e fundit ekipin e drejtoi ndihmësi i tij, Ilmen Bajra.
Takianos (48 vjeç) më parë ka drejtuar ekipe në Greqi si Doxa Lefkadas, OFI nga Kreta dhe KAOD.