PJESA E PARË: TREPÇA-RAHOVECI

Foto: KBRahoveci/ Facebook
Me 2 të huaj, Trepça avancon ndaj Rahovecit
29 October, 2017 @19:47
Pas 20 minutave të para në Mitrovicë, Trepça është në avantazh ndaj ekipit të Rahovecit, duke mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me 4 pikë epërsi, 40-36.
Avantazhi i mitrovicasve u krijua në çerek të parë të ndeshjes, kur Trepça shënoi 24 pikë karshi 20 të pranuarave ndaj vreshtarëve, kurse në çerekun e dytë mysafirët nuk lejuan ngritjen e epërsisë të vendasve, 16-16.
Mark Williams dhe Julian Hyden, dy amerikanët e ri të Trepçës janë më efikasit deri tani te ekipi gjelbër-e-zi, duke shënuar 13 dhe 11 pikë përkatësisht.
Te Rahoveci, më të dalluarit aktualisht janë Xavier Newson dhe Kyle Soviane me nga 9 pikë të shënuara.