SIGAL PRISHTINA - BOREA

Prishtina +69 ndaj Boreas
29 October, 2017 @15:34
Pas 2 fitoreve të rëndësishme në FIBA Europe Cup, Prishtina pa probleme e ka fituar duelin ndaj skuadrës Borea nga Peja në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kryeqytetasit dilemën për fituesin e mbyllën shumë herët, me çerekun e parë që përfundoi 36-4, ndërsa më pas pjesa tjetër e ndeshjes u luajt qetë dhe pa emocione. Në fund, rezultati shënoi 112-43 në të mirë të Prishtinës.
Më të dalluarit në këtë fitore të Prishtinës ishin Rinor Peci me 23 pikë, 8 kërcime e 3 asistime, Edmond Azemi me 19 pikë, 6 kërcime e 7 asistime dhe Fisnik Rugova me double-double prej 13 pikëve e 14 kërcimeve, derisa te Borea u veçuan Shpend Gashi me 15 pikë e 2 kërcime dhe Blend Matoshi me 11 pikë, 7 kërcime e 1 asistim.
Me këtë fitore, Prishtina ngritet në krye të klasifikimit me 5 fitore në po aq ndeshje, derisa Borea deri më tash ka 1 fitore e 5 humbje.