PELICANS - CAVALIERS

nba.com
Cleveland befasohet nga Pelicansi
29 October, 2017 @9:06
Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers, sot në mëngjes u befasua nga skuadra New Orleans Pelicans, duke u mposhtur me rezultat 123-101.
Pelicansat gjatë ndeshjes e ngritën epërsinë deri në 23 pikë, derisa “kullat” e tyre, Davis e Cousins shkëlqyen në ndeshje.
Anthony Davis luajti me 30 pikë e 14 kërcime, kurse DeMarcus Cousins luajti me shifrat magjike triple-double (29 pikë, 12 kërcime e 10 asistime).
Te Clevelandi më i miri ishte Kevin Love me 26 pikë e 11 kërcime, derisa super ylli i skuadrës LeBron James, luajti me 18 pikë.
Kjo ishte humbja e tretë e stinorit për Clevelandin, derisa aktualisht gjenden në pozitën e 8 në Konferencën Lindore. Të njejtin bilanc e ka edhe New Orleans Pelicans në Konferencën Perëndimore.