CLIPPERS - PISTONS

nba.com
Clippers shijoi humbjen, nuk ka më të pamposhtur
29 October, 2017 @9:25
Me humbjen e Los Angeles Clippersit, kundën Detroit Pistonsit, me rezultat 95-87, nuk ka më skuadër të pamposhtur në NBA për sivjet.
Clippers që ishte në epërsi gjatë ndeshjes, e humbi këtë epitet në çerekun e katërt, duke mos arritur ta ndalë sulmet e Detroitit dhe kështu e regjistroi humbjen e parë të stinorit pas 5 ndeshjeve të zhvilluara.
Koshashënuesi më i mirë te Clippers ishte Austin Rivers me 20 pikë të shënuara.
Kurse te Pistonsi, Reggie Jackson dhe Andre Drummond duke i shënuar me nga 15 pikë secili u dalluan te skuadra mysafire, derisa ky i fundit i shtoi edhe 17 kërcime në statistikat e tij personale.