TOP PERFORMANCE OF GW 3
Foto: balkanleague.net
Hysenagolli, për herë të dytë më i miri në BIBL
30 October, 2017 @9:50
Qendra e Tiranës, Endrit Hysenagolli, është përzgjedhur lojtari më i mirë i Xhiros III të ligës ballkanike, nga faqja zyrtare e kësaj lige.
Hysenagolli me performancën e tij i ka sjellë fitoren e parë Tiranës këtë stinor në BIBL, duke e mposhtur Bashkimin në xhiron e tretë, derisa ka pasur indeks vlerësimi me kuotë 32.
TABELA AKTUALE
Endriti ka shënuar 27 pikë, 9 kërcime, 1 asistim dhe 1 bllokadë në fitoren e ekipit të tij, derisa ka qenë 100% i saktë në gjuajtjet e lira 5/5 si dhe ka pasur 11/16 saktësi në tentime për dy pikë.
Në ndeshjen e radhës, Tirana pret Kumanovën në Feti Borova, ndërsa Bashkimi pret Levskin në Sezai Surroi (7 nëntor 2017).
Kjo është hera e dytë që Hysenagolli përzgjedhet si lojtari më i mirë i BIBL këtë stinor. Ai kishte marrë këtë vlerësim edhe në xhiron e parë, kur Tirana ishte mposhtur nga Blokotehna në Gjevgjeli.