KNICKS - NUGGETS

nba.com
Porzingis thyen rekordin personal
31 October, 2017 @10:42
Ylli letonez i New York Knicksit, Kristaps Porzingis, dje shkëlqeu në ndeshjen kundër Denver Nuggetsit.
Porzingis theu rekordin personal të pikëve, i cili shënoi 38 pikë dhe luajti rol të rëndësishëm në fitoren e New Yorkut.
Ndeshja përfundoi me rezultat 116-110 në favor të Knicksit.
Pas 3 humbjeve rresht, Knicks e kapi një seri prej 3 fitoreve rresht dhe u ngrit në pozitën e tetë në Konferencën Lindore.