CLIPPERS - WARRIORS

nba.com
12 fitore radhazi ndaj Clippersave
31 October, 2017 @10:10
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, nuk ia nisi stinorit siç duhet, por megjithatë këndelljet po vinë dalëngadalë. Borozani.com
Warriorsat e mposhtën Los Angeles Clippersin me rezultat të thellë 141-113 në “Staples Center”.
Djelmoshat e trajnerit Steve Kerr, dominuan gjatë gjithë ndeshjes, derisa ylli i skuadrës Stephen Curry shkëlqeu me 31 pikë, 6 asistime e 5 kërcime.
Te Clippers më i dalluari ishte italiani Danilo Gallinari që luajti me 19 pikë.
Kjo ishte fitorja e 12 rresht e Golden State kundër Los Angeles Clippersit dhe e pesta e stinorit, ndërsa Clippers e regjistroi humbjen e dytë të stinorit.