AMERIKANI I RADHËS

Knight përforcimi i ri i Bashkimit
31 October, 2017 @10:41
Rezultatet jo të mira në Balkan League kanë shtyer Bashkimin që të vazhdojë me përforcime të huaja në ekip.
Para pak çastesh ekipi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me amerikanin, Daishon Knight, që luan në pozitën e playmakerit.
Knight, së fundi ka qenë pjesë e ligës së tretë turke, ku ka luajtur për ekipin Final Spor Bursa, ndërsa mesatarja e tij ka qenë prej 12.9 pikëve, 2.1 asistimeve dhe 4 kërcimeve për ndeshje.
Faqja zyrtare e Bashkimit në Facebook ka bërë të ditur se ai do të jetë në fushë në ndeshje ndaj Trepçës, në kuadër të xhiros së radhës së Superligës.