TOP 10 PERFORMERS

Arif Mehmetaj, lojtari i xhiros
31 October, 2017 @13:21
Basketbollisti i ardhur këtë stinor te Ylli i Suharekës, Arif Mehmetaj, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së kaluar në Superligën e Kosovës në basketboll, sipas eurobasket.com.
Mehmetaj ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në duelin që ekipi i tij, Ylli, e fitoi ndaj Pejës, pas vazhdimeve.
Aloja 23 vjeçare shënoi double-double prej 33 pikëve dhe 11 kërcimeve në fitore ndaj Pejës 99-96.
Pas tij, u rendit amerikani i ri i Trepçës, Julian Hyden, edhepse ekipi u mposht nga Rahoveci, 76-81. Hyden debutoi në Superligë me 24 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime.
I treti në TOP 10 u radhit kapiteni veteran i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi. Azemi pati minutazhë të konsiderueshme në krahasim me ndeshjet tjera ndaj Boreas, duke shënuar 19 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime në paraqitjen e fundit të tij.
Tabela e TOP 10-shes, mëposhtë.
TOP 10 performancat e javës në Superligë:
1 | Arif MEHMETAJ | KB Golden Eagle Ylli | ||
2 | Julian HYDEN | KB Trepça | ||
3 | Edmond AZEMI | KB Sigal Prishtina | ||
4 | Leonard MEKAJ | KB Peja | ||
5 | Fisnik RUGOVA | KB Sigal Prishtina | ||
6 | Mark WILLIAMS | KB Trepça | ||
7 | Arti HAJDARI | KB Peja | ||
8 | Rinor PECI | KB Sigal Prishtina | ||
9 | Adrian MOTLEY | KB Bashkimi | ||
10 | Muhamed HASANI | KB Rahoveci |