XHIROJA IV

BOROZANI/ A. P.
Javë pushimi në BIBL
1 November, 2017 @8:53
Xhiroja e katërt e ndeshjeve të ligës ballkanike do të vazhdojë mesjavën tjetër, pasi që në këtë mesjavë nuk ka ndeshje në program.
Bashkimi, për herë të parë do të luaj si vendas këtë stinor në BIBL, pas 2 humbjeve që i regjistroi jashtë Prizrenit, kur më 7 nëntor pret Levski 2014 në Sezai Surroi.
Ndërkaq Tirana, do të prej Kumanovën në të njejtën ditë në Feti Borova.
Bashkimi ka bilanc 0-2 pas 2 ndeshjeve të zhvilluara deri tash këtë stinor në BIBL, ndërsa Tirana 1-2 pas 3 ndeshjeve të zhvilluara.