FIBA EUROPE CUP: GROUP G

Foto: fibaeuropecup
Khimik fundoset nga Belfius Mons-Hainaut
31 October, 2017 @23:20
Skuadra ukrainase, Khimik, që në javën e kaluar pësoi 2 humbje nga Sigal Prishtina në kuadër të Grupit G të FIBA Europe Cup, sonte është përshëndetur nga mundësia për kualifikim, pasi që është mposhtur thellë në Belgjikë nga Belfius Mons-Hainaut 75-51.
Thiby ka qenë më efikasi te ekipi belg, me 14 pikë e 7 kërcime në fitore, ndërsa janë dalluar edhe Reddic e Green që kanë shënuar nga 12 pikë secili.
Te ekipi i Khimikut, që tashmë ka bilanc 0-4 pas 4 ndeshjeve, më efikasi ka qenë Petrov me 10 pikë të shënuara.
Sigal Prishtina është lidere e Grupit G me bilanc 3-0, para ndeshjes së nesërme në Turqi ndaj Demir Insaatit, që ka bilanc 1-1.
Belfius Mons-Hainaut ka bilanc 2-1, ndërsa Khimik, 0-4.