TRAJNER I RI NË PRIZREN
Tuncay Bostanci, trajner i ri i KB Prizrenit
13 July, 2023 @11:53
Trajneri turk, Tuncay Bostanci, është emëruar trajner i ri i ekipit të Prizrenit në basketboll. Në një njoftim të lëshuar pak më parë, ekipi bardhezi nga qyteti i Prizrenit ka bërë të ditur se 37-vjeçari do të merr timonin e skuadrës për stinorin 2023/24.
Bostanci ka punuar si asistent i Bursasporit gjatë viteve 2014-2018, ndërsa si kryetrajner për herë të parë punoi te Harem SK, e së fundi ka qenë pjesë e Uskudar BS në ligën e dytë të Turqisë, TBL-2.
Por, asgjë nuk përfundon me kaq ka bërë të ditur KB Prizreni. Duke i uruar mirë se ardhje trajnerit të ri, duke falenderuar ish-trajnerin Edin Kërveshi për punën e bërë në stinorin e kaluar, njoftimi ka bërë të ditur se të dielën do të njoftojnë për risi tjera në ekip.
Përndryshe, Bostanci është trajner i parë i huaj që merr drejtimin e Prizrenit, pasi që deri tash ekipi është drejtuar nga Arbnor Rifati me vite të tëra, e së fundi aty ka qenë trajner Edin Kërveshi. ◼️