PARA NDESHJES: DEMIR INSAAT - SIGAL PRISHTINA

Foto: KBPrishtina/Facebook
Demir Insaat - Sigal Prishtina, sot
1 November, 2017 @12:49
Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë kryer edhe stërvitjet e fundit para ndeshjes ndaj Demir Insaatit, që zhvillohet sot, prej orës 17:00 me kohën tonë, në Stamboll.
Sigal Prishtina është ekipi i vetëm i pamposhtur në Grupin G të FIBA Europe Cup dhe i duhet edhe një fitore në 3 ndeshjet e fundit për të siguruar fazën e radhës në këtë garë, që do të jetë për herë të parë në historinë e një klubi nga Kosova.
Demir Insaat para kësaj ndeshjeje hyn me bilanc 1-1, ndërsa Sigal Prishtina 3-0. Mungesa lojtarësh nuk ka, ndërsa dueli pritet të jetë mjaft interesant, si dhe transmetohet në Supersport dhe Youtube.
TABELA AKTUALE E GRUPIT G:
1 | Sigal Prishtina | KOS | 3-0 | |
2 | Belfius Mons-Hainaut | BEL | 2-1 | |
3 | Demir Insaat | TUR | 1-1 | |
4 | Khimik | UKR | 0-4 |