CLEVELAND - INDIANA

Foto: nba.com
Cavs në krizë! Humbja e katërt rresht
2 November, 2017 @10:15
Gjërat nuk po shkojnë mirë siç është planifikuar te nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers.
Cavsat në katër ndeshjet e fundit e harruan fitoren, derisa sot në mëngjes pësuan nga Indiana Pacers me rezultat 124-107.
Thaddeus Young, Victor Oladipo dhe Darren Collison, ishin kryesorët te Indiana, të cilët shënuan nga mbi 20 pikë.
Te Clevelandi përsëri LeBron James me 33 pikë, 11 asistime e 6 kërcime, nuk mjaftoi për t’a ndalur serinë e humbjeve të Clevelandit.
Kjo ishte humbja e katërt rresht dhe e pesta e stinorit për Cavs, derisa Indiana e regjistroi fitoren e pestë dhe u ngrit në pozitën e tretë në Konferencën Lindore.