PARA NDESHJES BOREA - YLLI

Ylli në Pejë për të katërtën rresht
2 November, 2017 @14:59
Menjëherë pas ndeshjes mes Pejës dhe Kerasan Prishtinës, ‘Karagaçi’ e mikpret edhe një takim tjetër.
Skuadra tjetër pejane, Borea, luan në shtëpi ndaj skuadrës së Yllit me fillim nga ora 19:30.
Borea momentalisht ndodhet në fund të klasifikimit, ndërsa Ylli në anën tjetër në këtë takim hyn për fitoren e katërt rresht në Superligë, gjë që dëshmon formën e mirë që kjo skuadër po e kalon momentalisht.