Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYENDESHJA E NATËS

Kryendeshja e mbrëmjës luhet në Oklahoma

Kryendeshja e mbrëmjës luhet në Oklahoma


3 November, 2017 @20:27

Kryendeshja e mesnatës që lidh 3 e 4 nëntorin zhvillohet në Oklahoma.

Sonte do ta kemi përballjen e dy prej skuadrave më të mira në ligë, Oklahomës dhe Bostonit, që do të zhvillohet në mëngjesin e së shtunës nga ora 02:30 në Chesepeake Energy Arena.

Pas lëndimit, për Bostonin sonte pritet të debutojë Marcus Morris, i cili ishte pjesë e marrëveshjës në shkëmbimin që ndodhi para disa muajsh me Avery Bradleyn.

Bostoni, i cili e ka rekordin 6 fitore dhe 2 humbje, është i pari në lindje, ndërsa OKC e shtata në perëndim me rekordin 4 fitore dhe 3 humbje.

KONFERENCAT NBA

Lider i OKC- së edhe sivjet është Westbrook, mirëpo ky lojtar është shumë larg mesatares që kishte sezonin e kaluar. Sivjet Westbrook ka 19.4 pikë, 9.9 kërcime dhe 11.9 asistime për ndeshje, kurse gjithashtu sivjet e ka edhe ndihmën e Melo Anthony dhe Paul George. Irving në anën tjetër ka 21.8 pikë për ndeshje, kurse ndihmën më të madhe sivjet e ka nga Jaylen Brown, i cili momentalisht po luan me një mesatare prej 16.3 pikësh.


 
Të gjitha lajmet nga NBA