BLAZERS - LAKERS

nba.com
Hero i mbrëmjes: Lillard
3 November, 2017 @9:54
Në ndeshjen Portland - Lakers, gjithçka ishte e barabartë në sekondat e fundit. Kishte kohë edhe për një sulm në favor të Portlandit. Borozani.com
Iniciativën për ta fituar ndeshjen e mori ylli i Blazersave, Damian Lillard dhe pa hezituar aspak shutoi nga vija e treshit dhe duke shënuar ia solli fitoren skuadrës me rezultat 113-110.
Heroi i mbrëmjes Lillard, gjatë ndeshjes luajti me 32 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Jusuf Nurkic me 28 pikë të tjera.
Te Lakers më i dalluari ishte Brook Lopez me 27 pikë.
Portland tani ka bilanc prej 5 fitoreve e 4 humbjeve, ndërsa Lakers e regjistroi humbjen e pestë pas 8 ndeshjeve të zhvilluara.