PJESA E PARË: PEJA-TREPÇA

Peja në avantazh
5 November, 2017 @16:37
Basketbollistët e Pejës pas një paraqitjeje shumë të mirë në çerekun e parë të ndeshjes ndaj Trepçës, që ka në skuadër dy lojtarë të huaj, kanë përfunduar pjesën e parë të duelit mes tyre që po zhvillohet aktualisht, në avantazh. Borozani.com
Arian Qallakaj është më efikasi aktualisht te Peja me 15 pikë të shënuara, ndërsa Trepçën po e mban në lojë, Mark Williams, me 14 pikë deri më tash, për përfundimtaren e pjesës së parë, 42-36 (27-16 çereku i parë dhe 15-20 çereku i dytë).