Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBUSHET KUPA, LARGOHET SEVIM

Peja ndahet me trajnerin Can Sevim

Can Sevim, në ndeshjen që doli të jetë e fundit për të me KB Pejën, ndaj Rahovecit në çerekfinale të Kupës/ Foto: FBK

Peja ndahet me trajnerin Can Sevim


20 February, 2023 @10:59

Trajneri turk Can Sevim është ndarë me Pejën, ekip të cilin e menaxhoi që nga fillimi i stinorit 2022/23. Sevim 40-vjeçar nisi në mënyrë perfekte Superligën me Pejën, duke rreshtuar fitoret dhe kryesimin në renditje.

Mirëpo, pas kësaj nisi një rënie e lehtë e ekipit, që çoi edhe në krizë të rezultateve përgjatë ciklit të tretë të ndeshjeve në kampionat, kurse së fundi edhe eliminimi nga Final 8 i Kupës së Kosovës që në çerekfinale nga Rahoveci, mbushi kupën si duket dhe klubi bërë të ditur se me marrëveshje ndau rrugët me trajnerin.

Can Sevim

“Falemnderit Can Sevim! KB Peja njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Can Sevim. Trajnerin Sevim e falenderojmë për punën e tij të madhe këtë sezon dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim,” ka shkruar njoftimi i KB Peja botuar në mëngjesin e sotëm.

Sevim e lë Pejën në vend të tretë të renditjes tabelare me bilanc 15-7 kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të stinorit të rregullt të Superligës. Ndërsa në BIBL ka bilanc 4-1.


 
Të gjitha lajmet nga