Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORA vs. PRISHTINA

Ndeshja e mbetur më 28 nëntor

Ndeshja e mbetur më 28 nëntor


26 November, 2024 @12:05

Përballja e fundit e xhiros së nëntë të Superligës, që ishte në plan të luhet të hënë e kaluar, por nuk u zhvillua është shtyer për datën 28 nëntor.

Së paku, kështu ka bërë të ditur FBK në publikimin e vegëzës për ndeshje, lidhur me terminin e përballjes së derbit kryeqytetas në Superligë, Bora - Prishtina.

Ekipi i Borës që ka ndërruar trajnerin së fundi pasi ndau rrugët me Arben Krasniqin, po kërkon fitoren e parë me malazezin Danilo Rakocevic në ndërkohë, derisa ka bërë edhe një përforcim në ekip.

TABELA AKTUALE

Prishtina në anën tjetër, pas largimit të Jalen Moore, gjithashtu ka zyrtarizuar një të huaj dhe do të kërkojë fitore për t’i bërë presion Trepçës e Bashkimit që janë mbi ta në renditje.

Pra, përballja Bora-Prishtina, që kompleton xhiron e nëntë të Superligës luhet më 28 nëntor, të enjten me fillim prej orës 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga