Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS

Peja përmbys Stargardin dhe fiton si mysafir

Foto: FIBA

Peja përmbys Stargardin dhe fiton si mysafir


1 November, 2023 @20:28

Një Pejë tejet e fuqishme, veçanërisht në çerek të katërt me lojën e treguar - kanë përmbysur epërsinë e vendasve të Spojnia Stargard për të fituar ndeshjen me rezultat 79-83 dhe për të regjistruar fitoren e dytë me radhë në kuadër të fazës grupore të FIBA Europe Cup.

Jacob Calloway

Peja ishte më e mirë në çerek të parë 19-26, mirëpo pas kësaj një rënie në lojë bëri që ekipi polak të barazojë e të shkojë në avantazh, ndërsa në çerekun e fundit hynë me 6 pikë dallim. Por, kampionja e Kosovës diti si të luajë dhe kujdesshëm arriti të shlyejë epërsinë e Stargardit për të avancuar dhe krejt në fund për të siguruar fitoren.

Jay Jay Chandler

Tervell Beck luajti me double-double prej 21 pikësh e 10 kërcimesh, njëjtë sikurse edhe Justin Davis që luajti me shifrat e 18 pikëve dhe 13 kërcimeve. Jay Jay Chandler dha 14 pikë e bëri 6 asistime në fitore. Ky i fundit rrëmbeu edhe 4 topa në të mirë të ekipit të tij.

Yoram Hadar

Te vendasit nuk mjaftuan pikët e Arguster Daniels dhe Adam Brenk, ku të dy shënuan nga 21 pikë. Fitorja, bën që Peja të bëj bilancin 2-1 në Grupin H, ndërsa Spojnia Stargard, 1-2.

TABELA AKTUALE E GRUPIT H:

1. Niners Chemnitz 3-0
2. Peja 2-1
3. Stargard 1-2
4. Heroes Den Bosch 0-3.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga