Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QENDËR E RE TE PRISHTINA!

Zane Knowles, qendër 208cm. te Prishtina!

Zane Knowles, qendër 208cm. te Prishtina!


2 November, 2023 @11:27

Qendra e gjatë 208 centimetra, Zane Knowles, është përforcim i ri i Prishtinës. Bardhekaltërit sot kanë publikuar si lojtar të ri të ekipit basketbollistin që vjen nga Bahamet, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e CSKA Sofjes në elitën e basketbollit bullgar.

Zane Knowles @ Prishtina

Knowles, ka përvojë të madhe në Evropë, ndërsa ka qenë pjesë e disa ligave të forta evropiane, ku ka luajtur për King Szczecin, Charleville, Chertres, PAOK, Levski dhe Balikesir. Së fundi te ekipi bullgar ai ka kryer stinorin 2022/23 me statistika të mira, derisa ka pasur 26 minuta mesatarisht për ndeshje duke shënuar 14.3 pikë për lojë, 7.6 kërcime dhe 1.1 asistime, duke shtuar këtu edhe 0.6 bllokada për lojë.

Knowles është 31 vjeçar ndërsa në ditën e Pavarësisë së Kosovës mbush të 32-tat.

Prishtina këtë fundjavë është mysafire e Vëllaznimit, ndërsa ekipi bardhekaltër deri tash në Superligë ka pasur bilanc 4-2. Prishtina këtë stinor është mposhtur vetëm nga Peja e Trepça.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga