NGA INFORMATORI NR 6
Prishtina dënohet me 700, Bashkimi me 500 e Ylli me 400 euro!
31 October, 2023 @23:08
Në përballjet e zhvilluara në kuadër të xhiros së gjashtë, në raportin e ndeshjeve botuar në Informatorin Nr. 6 të Superligës, ndër të tjera janë konstatuar edhe shkeljet për të cilat skuadrat pjesëmarrëse janë dënuar nga KG i FBK-së.
Kështu, KB Prishtina është dënuar me 700 euro konform Nenit 51.16 që thotë: “Animi josportiv dhe sharja apo fyerja në kor e ekipeve, zyrtarëve dhe personave tjerë”.
Skuadra e KB Bashkimit që u mposht nga KB Trepça në këtë xhiro, është dënuar me 500 euro nga KG i FBK-së. Bashkimi është dënuar konform Nenit 50.18 që thotë: “Organizimi i përgjithshëm i dobët, sipas konstatimit të vëzhguesit”.
Ndërkaq, KB Ylli është dënuar me 400 euro. Ekipi në fjalë është dënuar konform Nenit 50.15 të PG-së, që thotë: “Mosparaqitja e logove të miratuara nga FBK në fanellat e lojtarëve, përfshirë këtu edhe flamurin e Republikës së Kosovës.” Ylli në këtë duel kishte fituar Prizrenin me 30 pikë dallim, 100-70.