NJË LARGIM DHE NJË ZËVENDËSIM TE KB PRIZRENI
KB Prizreni në xhiron e radhës, me përforcim të ri
31 October, 2023 @16:23
Rezultatet jo të mira në fillim të stinorit kanë bërë që KB Prizreni të reagojë në tregun e lojtarëve të lirë, ndërsa mbrëmë ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e basketbollistit Ty Cockfield.
Cockfield është emër i njohur për basketbollin e Kosovës, pasi që në dy stinorë më parë, ka qenë pjesë e ekipit të Trepçës. Organizatori 27 vjeçar ka luajtur 26 ndeshje për ekipin mitrovicas në stinorin e kaluar, ndërsa ka pasur mesatare prej 15.4 pikëve për ndeshje duke bërë edhe 3.8 asistime dhe 3.6 kërcime.
“Fundori amerikan Ty Cockfield nga sot zyrtarisht është pjesë e klubit tonë.
Ty Cockfield është emër i njohur në basketbollin Kosovar ku së fundi u paraqit tek Trepça i cili luajti me mesatare 15.4 pikë, 3.6 kërcime e 3.8 asistime.
Nga skuadra përfundimisht është ndarë Hughes dhe Cockfield do jetë zëvendsuesi i tij,” ka shkruar njoftimi i KB Prizreni.
Prizreni që nisi stinorin për herë të parë me një trajner të huaj, turkun Tuncay Bostanci, pas gjashtë xhirove të para të Superligës ka shënuar vetëm një fitore dhe ka regjistruar pesë humbje, duke qenë aktualisht në pozitën e parafundit, të shtatën në Superligë.
Në xhiron e radhës ekipi bardhezi nga Prizreni, do të pret Istogun, kur edhe pas shtatë xhirosh mbyllet cikli i parë i ndeshjeve në elitën e basketbollit për edicionin 2023/24.