Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JOSHUA NURSE - LOJTAR I RI I VËLLAZNIMIT!

Vëllaznimi përforcohet nën kosh, para duelit ndaj Prishtinës

Vëllaznimi përforcohet nën kosh, para duelit ndaj Prishtinës


31 October, 2023 @18:22

Vëllaznimi ka shtuar në radhët e veta basketbollistin amerikan Joshua Nurse, para duelit ndaj Prishtinës. Amerikani që do t’i mbushë të 26-tat më 27 nëntor, deri tash ka qenë pjesë e ekipit austriak Klosterneuburg, ku ka luajtur në stinorin e kaluar.

Nurse është 208 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e alo-qendrës, por lehtësisht mbulon edhe pozitën e qendrës. Ai në Klosterneuburg ka luajtur për 39 ndeshje në Bundesligën austriake, me mesatarisht 16.2 minuta për ndeshje, duke shënuar 4.1 pikë mesatarisht, me 5.4 kërcime e 0.5 asistime për lojë.

Para Austrisë, Josh Nurse ka qenë pjesë e Dinamo Tbilisit në Gjeorgji, ku ka luajtur me 10.8 pikë e 12.2 kërcime për ndeshje. Dinamoja ka qenë edhe përvoja e parë e tij në basketbollin tejoqeanik pasi që lojtari më parë kishte qenë pjesë e ekipit nga NCAA, St Francis Terriers.

Joshua Nurse

Vëllaznimi pas gjashtë xhirove të para të stinorit në Superligë, ka arritur të shënojë dy fitore dhe ato së fundi, pas katër humbjeve radhazi. Ekipi me Prishtinën luan si vendas, kur edhe pas shtatë xhirosh përfundon cikli i parë i ndeshjeve të Superligës. Prishtina është e treta në renditje me bilanc 4-2. Vëllaznimi i gjashtë në renditje, ka bilanc të kundërt, 2-4.

Vëllaznimi ndërroi trajnerin Audrius Prakuraitis, me Josip Plantakun që në xhirot e para të stinorit, për tu bërë ekipi i parë i Superligës që ndërron trajnerin e parë të ekipit në stinorin 2023/24.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga