Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARZIOHET TRAJNERI I RI I SHQIPONJAVE

Peja sjell trajner nga Izraeli për tu kthyer në luftë për titull

Peja sjell trajner nga Izraeli për tu kthyer në luftë për titull


20 February, 2023 @13:37

Vetëm disa orë pas njoftimit për largim zyrtar të trajnerit turk të ekipit, Can Sevim, Peja ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit të saj, që do të kujdeset për skuadrën deri në fund të stinorit 2022/23.

Rami Hadar, trajner nga Izraeli, që ka përvojë në disa skuadra izraelite do të merr drejtimin e Pejës, ndërsa njoftimi i Pejës ka shkruar që “presin t’i ndihmojë KB Pejës në muajt në vazhdim për të rikthyer ekipin në luftë për titull.”.

Hadar është aktualisht 56-vjeçar dhe ka përvojë në ekipe nga Izraeli përfshirë edhe Maccabi Tel Aviv e Hapoel Tel Aviv. Së fundi ai ka drejtuar ekipin e Hapoel Beer Shevës. Kujtojmë, Peja që ka vetëm një humbje në BIBL këtë stinor, është mposhtur pikërisht nga ky ekip.

Rami Hadar @ Peja

“KB Peja nënshkruan me trajnerin Rami Hadar. KB Peja ka knaqësinë të njoftoj se ka nënshkruar me trajnerin e mirënjohur izraelit, Rami Hadar. Trajneri Hadar ka një përvojë të madhe në ligen izraelite dhe EuroLeague ku ka udhehequr ekipet më të medhaja izraelite si Maccabi Tel Aviv, Maccabi Haifa, Hapoel Afula, Hapoel Be’er Sheva etj. Përvoja e tij presim ti ndihmoj KB Pejës në muajt në vazhdim për të rikthyer ekipen në luftën për titull. Mire se vjen Rami Hadar!”

Hadar do të marr Pejën në pozitë të tretë të renditjes tabelare të Superligës, ndërsa verdhezinjtë kanë bilanc 15-7 pas 22 ndeshjeve, kurse deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.

Peja ditë më parë nuk arriti të kalojë as cerekfinalen e Final 8 të Kupës së Kosovës, ku u eliminua papritur nga Rahoveci, që coi si duket edhe në shkarkimin e trajnerit të deritashëm të skuadrës, Sevim.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga