Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJENRI KAMPION, VAZHDON EDHE 1 STINOR ME PEJËN

Peja vazhdon me Hadarin, synon kualifikimin në Champions

Foto: FBK

Peja vazhdon me Hadarin, synon kualifikimin në Champions


21 May, 2023 @19:54

Pas marrjes së titullit kampion të Kosovës, me fitore në serinë historike me Trepçën që përfundoi në të mirë të Pejës 3-2, ku ndeshja e fundit shkoi edhe në vazhdime, KB Peja ka bërë të ditur dje se ka arritur marrëveshje me trajnerin e saj të deritashëm Rami Hadar, ashtu që të bashkëpunojnë edhe për një sezon tjetër.

Rami Hadar @ PEja

“Klubi jonë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me trajnerin Rami Hadar me qëllimin për të përgatitur dhe zhvilluar ekip që do të garojë në kualifikime për Champions League. Kohëzgjatja e bashkëpunimit është për periudhë njëvjeçare,” ka bërë të ditur KB Peja në njoftimin e lëshuar.

Hadar 56-vjeç mori drejtimin e Pejës pas eliminimit të hershëm nga Final 8 e Kupës së Kosovës. Ai zëvendësoi turkun Can Sevim në krye të ekipit, ndërsa me të ardhur në skuadër u vërejt dora e tij dhe përkundër mungesës së numrit të lojtarëve vendorë të nivelit sikurse rivalët - ai arriti t’ia sjellë pas fiks një dekade titullin kampion verdhezinjëve.

Rami Hadar & Fatmir Gashi @ KB Peja

Besimi për punën e Hadarit nuk është kaluar pa u vërejtur edhe në Federatë, që pritet ta angazhojë atë edhe zyrtarisht si selektor të ri të Kosovës për të nisur punën edhe me kombëtaren dardane për kualifikimet e radhës për në Eurobasket.

Hadar çoi Pejën edhe në finale të BIBL këtë stinor, ndërsa atë e humbi në 2-minutat e fundit të ndeshjes, ndaj Hapoel Beer Shevës. Peja nuk ka marrë pjesë më parë në kualifikime për Basketball Champions League (BCL), ndërsa deri tash asnjë ekip nga Kosova nuk ka arritur t’i kalojë raundet kualifikuese për të siguruar pjesëmarrjen në fazën grupore të garës më të rëndësishme që organizohet nën ombrellën e FIBA Europe.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga