PENZA (F) - TREPÇA (F)

FOTO/ Penza
Penza fiton edhe në ndeshjen e dytë
19 October, 2019 @17:03
Vashat e Penzës nuk gabuan as në ndeshjen e dytë.
Skuadra pejane e mposhti Trepçën me rezultat 62-44.
Në këtë ndeshje te Penza shkëlqyen Valbona Bytyqi dhe Melita Luci. Bytyqi luajti me 22 pikë, 10 kërcime e 7 asistime, derisa Luci u dallua me 21 pikë, 7 topa të rrëmbyer, 6 kërcime e 6 asistime.
Te Trepça u veçuan Ervala Shabani me 16 pikë dhe Sihana Ramoja me double-double prej 14 pikëve e 10 kërcimeve.
Penza me këtë fitore së paku deri nesër do të jetë në krye të tabelës me 2 fitore në 2 ndeshjet e zhvilluara, kurse Trepça me 2 humbje gjendet në fund të tabelës.
Në xhiron e tretë Penza takohet me Vëllaznimin, kurse Trepça me Prishtinën.